Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Llogari të bllokuara, kërcënime me greva dhe ndërprerje trenash për shkak të rrogav të papaguara dhe kartonëve të gjelbër. Kjo është gjendja e kompanive të Hekurudhave të Maqedonisë, e cila vazhdon e tillë prej kohësh. As shpallja e tepricës teknologjike, as reformat e realizuara, e aq më pak ndryshimi në udhëheqësinë e kompanisë, nuk arritën ta ndryshojnë këtë gjendje. Teksa nga njëra anë, punëtorët ballafaqohen me probleme të shumta të bartura prej vitesh, nga ana tjetër drejtoria blen makina luksoze. Shembulli i tillë i fundit që ndodhi para gjysmë viti, është blerja e një makine që kushton rreth 50 mijë euro, pra pikërisht në kohën kur gjendja e të punësuarve në hekurudhë ishte më e tensionuar. Në kontratën që ka lidhur Infrastruktura Hekurudhore, shkruhet se ka pasur dy oferta, ndërsa vendimtarja për vendosjen ka qenë çmimi i ulët. Drejtori i Infrastrukturës Irfan Asani, kuadër i BDI-së thotë se makina është donacion nga mbikëqyrja e punëve të rekonstruimit të Korridorit 10, apo më saktë, një pjesë e parave të dedikuara për Korridorin 10 janë shfrytëzuar për blerjen e makinës. Asani thotë se automobili është për nevojat e inxhinierëve që shkojnë në terren, ndërsa vetë ai nget një Audi A6 që është i vjetër prej 15 vjetësh. Megjithatë, Asani shpesh mund të shihet në qendër të qytetit edhe me automobilin e ri. Natasha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended