Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
GJIROKASTER - Rilindja kombëtare shqiptare ka filluar një shekull para asaj nga ajo që ne njohim në të vërtetë, pra që në shekullin e XVIII. Kjo dëshmi ka dalë në pah gjatë konferencës albanologjike në ambjentet e universitetit të Gjirokastrës "Eqerem Cabej", pas kanë referuar studiues e albanologë të njohur shqiptarë, kosovarë, nga Maqedonia, si dhe dy universitete italiane. Sipas studiuesve, ky fakt ka nxitur idenë e rishikimit të historisë së Shqipërisë të kulturës dhe letërsisë së saj. Drejtori i Katedrës Albanologjike të Universitetit të Palermos në Itali, Matteo Mandala, i referohet mitit të origjinës së pellazgëve, një mit i shpikur në mjediset arbëreshe.

Category

📺
TV
Comments

Recommended