Meta:Të votojmë 3 ligjet, Berisha: Parlamentin e mbledh të hënën

  • 9 years ago
TIRANE - Kreu i LSI-së Ilir Meta përsëriti sërish sot thirrjen ndaj kryeministrit Berisha për të votuar 3 ligjet me kushtin që të hyjnë në fuqi në shtator. Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta situata politike sa i përket 3 ligjeve, tashmë është e qartë, për vetë faktin se kryesocialisti Rama ka shprehur vullnetin për t'i votuar ato sipas kompromisit, për t'i miratuar tani dhe për t'i zbatuar në Kuvendin e pas 23 Qershorit por akuzoi Berishën se po bën lojë fjalësh me 3 ligjet. Pak minuta më pas nga qyteti i Kukësit Berish u përgjigj se do të mblidhte parlamentin të hënën për të votuar 3 ligjet