PE diskuton Raportin për Maqedoninë

  • 9 years ago
Parlamenti Evropian sot shqyrton raportin mbi përparimin e Maqedonisë në vitin 2012 të përgatitur nga deputeti britanik Riçard Houit. Rezuluta, e cila do të votohen nesër nga deputetët evropian, është plotësuar me gjashtë amendamente të reja. Deputetët Kacin dhe Nikollai, përmes amandamenteve të tyre kërkojnë themelimin sa më shpejtë të komisionit hetimor që do të zbardhë incidentet e 24 dhjetorit, me çka do të normalizohej edhe procesi politik në vend. Dy deputetët evropian kërkojnë edhe rishikimin dhe kontrollimin e listave zgjedhore, si dhe shprehin shqetësim mbi "bastisjen në zyrën e kryetarit të ri të Komunës Qendër, e cila sipas tyre paraqet 'presion institucional mbi perosnalitetin e kryetarit të komunës, i cili është person i rëndësishëm në opozitë, ndërkaq u bëjnë thirrje autoriteteve qendrore për bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha autoritetet komunale pavarësisht përkatësisë së tyre politike. Kacin dhe Nikolloi ndërkaq me amendamentin e gjashtë shprehin shqetësim për shkak të 'mungesës së analizës dhe objektivitet të mediave në periudhën para zgjedhjeve lokale të marsit, veçanërisht për sa i përket aktiviteteve të opozitës, të cilat siç thonë kanë munguar në media. Në këtë amendament theksohet se "profesionalizmi i mediave është kyç për zhvillimin e mëtjeshëm dhe kulturën demokratike të vendit si dhe respektimin e kriterit politik'. Nga ana tjetër, dialogu ndëretnik, reformat në gjyqësi, në adminstratën publike, luftën kundër korupsionit sikurse aktivitetet në drejtim të marrdhënieve të mira ndërfqinjësore do të jenë pikat e tjera të nxehta të debatit mes deputetëve evropian. Maqedonia në Strazburg përfaqësohet nga deputetët Kenan Hasip, Ermira Mehmeti, Andrej Petrov, Sillbana Boneva, Antonio Milloshoski dhe Bekim Fazliu. Semra Jakupi

Recommended