Tiranë arrestohet pedofili akuza se abuzoi me 12 vjeçaren

  • 9 years ago
Një muaj pas shpalljes në kërkim me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur uniformat blu arrestuan sot (22 maj) Avni Bajraktarin.

Arrestimi konfirmohet nga njoftimi zyrtar i policisë, ndërsa ndalimi i tij është bërë nga komisariati numër 4.

Sipas policisë ky shtetas tashmë do të përballet me drejtësinë pasi dyshohet se më datën 28 shkurt të këtij viti ka ngacmuar minorenen me iniciale M.D.

Denoncimi është kryer nga prindërit e minorenes por ngjarja nuk është pranuar asnjëherë nga bashkëshortja dhe vetë Avni Bajraktari, të cilët këtë ngjarje e kanë cilësuar një sajesë.

Pak kohë më parë A1Report ka mundur të flas dhe me bashkëshorten e Avniut e cila mohon faktin se bashkëshorti i saj të ketë ngacmuar një vajzë të mitur.

Për Bajraktarin gjykata e kryeqytetit ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë ku pritet që në daljen e tij para togave të zeza 49 vjeçari të jap versionin e tij për çka ndodhur 3 muaj më parë në pallatin ku banon ky i fundit dhe minorenja.

Recommended