Ndonëse në shikim të parë lënë përshtypje se nuk janë syze të rëndomta, shumë pak njerëz do mund të besojnë në performansat e tyre. Është fjala për projektin më të ri të kompanisë amerikane Google. Këto syze janë të lidhura me një mini kompjuter mobil dhe pa u vërejtur nga njerëzit përreth mund të bëjnë fotografi, të incizojnë zë dhe shfrytëzuesit të tyre mund t'i ofrojnë shumë informata tjera plotësuese të siguruara nga interneti. Megjithatë, ndonëse mbresëlënës, projekti u ballafaqua me kritika të shumta nga opinioni. Kundërshtime deri tek drejtori i Google, tashmë kanë bërë tetë anëtarë nga Instituti amerikan për mbrojtjen e privatësisë, ndërsa me reagime kanë dalë edhe sociologët.
"Këto syze tërësisht shkelin privatësinë. Çdokush mund të incizohet dhe të fotografohet pa e ditur. Etika seriozisht është vënë në pikëpyetje. Paramendoni një darkë familjare në të cilën disa njerëz mbajnë këso syze. Do prishet biseda mes tyre dhe çdokush do t'i pyes nëse ndonjëri i incizon", thaTomas Farli, sociolog.
Për t'i shmangur situatat e këtilla të pakëndshme, sociologët propozuan zgjidhjen e tyre.
"Syzet duhet të ndalohen gjithkund ku janë të ndaluara kamera dhe fotoaparatet. Patjetër të shënohet se ku janë të ndaluara këto syza", tha Tomas Farli, sociolog
Ato që janë më aktiv në fushën e internetit kanë mendim tjetër.
"Syzet janë praktike kur urgjentisht ju nevojitet ndonjë informatë nga interneti për orarin e vozitjeve, apo për ta zgjedhur drejtimin e saktë kur vozitni. Por, kur jeni mes njerëzve tuaj, nëse merrni pjesë në ndonjë aheng, atëherë syzat lini në shtëpi", tha Lens Ulanof, blogist.
Kompania Google tashmë ka bërë disa pako softueri për këto syze.Nëse gjithçka shkon sipas planit, këto super syze në treg do të gjenden nga viti i ardhshëm. Petar Bllazhevski
Comments