Butel: Kasollja me mbeturina, pengesë për investitorin shqiptar

  • 9 years ago
Nuk ka zgjidhje për problemin e biznesmenit Selajdin Aliut, i cili në Komunën e Butelit është duke ndërtuar objekt afarist. Edhe pse objekti i Aliut pothuajse ka hyrë në fazën përfundimtare të ndërtimit, pengesë kryesore mbetet kasollja që i bllokon rrugën. Selajdin Aliu thotë se Komuna e Butelit nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta larguar atë duke shtuar se në takimin e para 4 ditëve me kryetarin e Butelit, Petre Llatinovski i është thënë që ai duhet të bëjë një marrëveshje për shitë-blerje me Jani Puxhën, personin që jeton në kasollen para objektit të tij nëse dëshiron që ta largojë prej aty. Por Aliu thotë se është e kundërligjshme që ai të bëjë marrëveshje për shitë-blerje me personin në fjalë për tokë e cila është pronë e Republikës së Maqedonisë.

"U dakorduan edhe ata që ky problem duhet të zgjidhet. Sa e vërejta unë ata u munduan obligimin e vet që e kanë ata të zgjidhin këtë problem ta hedhin tek unë. Fillimisht ata nga komuna e Butelit ishin të mendimit se unë duhet të bëj pazar me këtë person që jeton në kasolle, për shitblerje, kinse ai të më shet mua diçka, kur ai nuk ka çka të shes dhe nuk është pronar i tokës. Sipas këshillave edhe të avokatit tim që e kam, unë nuk guxojë të hyjë në ashtu pazare pasi ai person nuk i plotëson kushtet për të shitur diçka pasi nuk posedon dhe ndonjë dokument", tha Selajdin Aliu, afarist.

Kryetari i Komunës së Butelit, Petre Llatinovski hedh poshtë akuzat e biznesmenit shqiptar. Latinovski tha se askush nuk i ka thënë Aliut që të bëjë marrëveshje me Jani Puxhën, banorin e kasolles, por t'i gjejë atij një vend tjetër ashtu siç edhe kishte premtuar vetë, me qëllim që banori i kasolles të transferohet diku tjetër.

Vallë Komuna e Butelit ka thënë që afaristi të bëjë marrëveshje shitblerjeje me njeriun që jeton në atë kasolle?

"Komuna e Butelit nuk i ka thënë ashtu, por ai ka lëshuar njerëz deri tek njeriu në fjalë vite me radhë që të arrijnë marrëveshje dhe ne dëshirojmë të gjejmë një zgjidhje që do ti kënaq të dyja palët dhe mos të tregojë tani përralla ai! Duam të ndihmojmë, që të realizohet ajo që ata mes vete kanë rënë dakord. I ftova të dy palët ndaras në zyrën time, por tani do ti thërras bashkë, do tu jap disa ditë me qëllim që mos të bie sikur ne po bëjmë presion, le të kërkojë një tokë atje kah Radishani, Kuçevaçka Bara ashtu edhe siç më tha biznesmeni, atje le të kërkojë", u shpreh Petre Latinovski, kryetar i Butelit.

Biznesmeni Selajdin Aliu thotë se është i gatshëm që ti dalë në ndihmë personit që jeton në kasollen para objektit të tij edhe pse siç thotë nuk është obligim i tij.

"Nëse komuna e Butelit mendon që ky person është rast social, që përsëri nuk është problem i imi është apo jo rast social, unë mundem ti ndihmojë... Unë nuk kam çka të blejë prej atij pasi kjo tokë është paraparë të jetë rrugë e objektit tim afarist dhe është e shtetit. Për ndihmë, kështu kasolle sikur e ka, nuk ka problem, mundem t'ia ndërtojë një të ngjashme", u shpreh Selajdin Aliu, afarist.

Afaristi shqipta...

Recommended