Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qeveria e Maqedonisë ka shpallur sot konkurs për ndarjen e bursave personave të cilët do të arrijnë që të regjistrohen në studimet për doktoraturë në shkencat shoqërore dhe teknologjike në njërin nga 100 universitetet më me renome në botë. Për doktoraturë sipas zëdhënësit të qeverisë Aleksandar Gjorgjiev konkursi është i hapur deri në fund të vitit. Derisa për studimet posdiplomike, gjegjësisht për magjistraturë konkursi do të jetë i hapur deri në fund të gushtit. Konkursi është i hapur për të gjithë studentët pavarësisht se kanë studiuar në universitete private apo shtetërore, por me kusht që të kenë notën mesatare mbi 8

"Bëhet fjalë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nuk ka kurrfarë kushte, se vijnë nga universitete shtetërore apo private. Çdokush mund të aplikoj. Ai i cili do të arrij të regjistrohet do ta fitoj bursën e plotë nga ana e shtetit. Nuk ka kurrfarë kufizimesh në numrin e bursave e as në vlerën e tyre, pa marrë parasysh nëse regjistrimi apo harxhimet për studime në arrijnë 10, 20, 50, 100 mijë euro apo dollarë, plotësisht do të mbulohet shuma e përgjithshme, në bazë të bursave dhe kuptohet se pavarësisht se sa do të jetë numri i studentëve që do të regjistrohen në ndonjërin nga universitetet që janë përfshirë në konkurs, të gjithë ata që do të arrijnë të regjistrohen do të fitojnë bursë nga ana e shtetit", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Kandidati i cili do të fitoj bursën do të ketë për obligim të kthehet në Maqedoni dhe të punoj në një nga sektorët nga fusha për të cilën ka kryer studimet dhe atë në raport 2 për një, për çdo vit të studimeve duhet të punoj dy vite në Maqedoni, në rast se studimet kanë zgjatur 2 vjet atëherë ai pas kthimit në Maqedoni është i obliguar të punoj katër vjet. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended