Incident në Shkup, sulmohen dy të rinj shqiptarë

  • 9 years ago
Diku rreth orës 21 e 30 në parkun e qytetit të Shkupit, në afërsi të arenës "Filipi i dytë" dy të rinj janë sulmuar nga një grup huliganësh të cilët ishin nisur për të ndjekur lojën e hendbollit mes 'Metallurg' dhe 'Vardar pro' në palestrën e Kalasë.

Njëri nga të rinjtë ka marrë lëndime më të rënda trupore. Dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe pasi u është ofruar ndihmë mjekësore janë lëshuar në shtëpi.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski nuk e konfirmoi rastin duke thënë se duhet të presim deri nesër.

Recommended