Hëna është sulmuar fuqishëm. Nuk bëhet fjalë për jashtëtokësorë, por nga një breshëri e fuqishme meteorësh. Sulmi mund të vërehej edhe nga toka, por ne njerëzit e thjeshtë nuk e kemi ditur. Fenomeni është filmuar vetëm nga djemtë e NASA-s që nuk i mbyllin sytë gjatë natës kur studiohen yjet. Ngjarja ka ndodhur më 17 mars, kur ka rënë meteori i parë rreth 40 kg i rëndë, fuqia e të cilit është llogaritur e barabartë me 5 tonë tritol. Pas tij, rreth 300 meteorë të tjerë kanë rënë nëpër Hënë. NASA thotë se shirat e meteorëve në Hënë po ndodhin prej 8 vjetësh tashmë, por kjo Agjenci nuk i pati kushtuar shumë vëmendje, për të ndjekur dinamikën e sulmit meteorik. Në të njëjtën natë, 17 mars, shi asteroidesh u vërejt edhe në Tokë. Por, tokësorët nuk i kushtuan vëmendje as shiut të asteroideve, pasi kishin parë edhe më keq, rënien e meteorit në Çeljabinsk të Rusisë, gjatë muajit shkurt. Bedri Rexhallari
Comments