Shteti do të ketë përparësi në blerjen e arit nga minierat e Maqedonisë, por në formë të koncentratit dhe me çmimet e tregut, dhe jo si produkt final dhe me çmime më të ulëta se ato të tregut. Një garanci të tillë e parashikojnë edhe ndryshimet e ligjit për lëndë të para minerare. Sqarimet i ka bërë ministri i Ekonomisë Valon Saraçini, pas ngritjes së shumë dyshimeve se shteti synon t'u marrë arin minierave me çmime më të ulëta, si dhe t'i detyrojë ato ta shesin atë si produkt final, diçka që nuk është e realizueshme në këtë moment në vendin tonë. Saraçini thekson më tej se minierat nuk do të jenë të detyruara t'ia shesin arin shtetit, nëse kanë blerës që u ofron çmim më të lartë.
"Tani për tani me ligjin për minerale nuk është paraparë që produkti të shitet si produkt final, por siç ka qenë deri më tani si koncentrat, dhe prandaj unë dua të bëj një apel deri te të gjithë koncesionerët që eksploatojn apo gjurmojnë koncesione ku ka ari, që në këtë fazë të mos brengosen se do të vazhdojnë punën e tyre siç ka qenë edhe në të kaluarën. Ndërsa në të ardhmen unë besoj se ata do të investojnë në kapacitete industrial dhe më tepër do të hapin vende të reja të punës dhe në të ardhmen të kontribuojnë edhe në shitjen e arit si produkt final e jo si koncentrat", deklaroi Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Ligji ende është në fazën e përgatitjes dhe për të do të ketë debat publik.
Rritja e rezervave devizore të arit nuk duhet të varet nga ajo nëse ari do të blihet nga vendi ose nga jashtë, konsiderojnë ekspertët. Megjithatë, ata theksojnë se synimi qeveritar, sipas të cilit shteti do të ketë përparësi në blerjen e arit nga minierat e Maqedonisë, mund të arsyetohet vetëm nëse edhe shteti e paguan me çmimin e tregut, e jo me çmim më të ulët se ai që është në bursë.
"Në parim, rritja e rezervave devizore duhen të varet nga ajo nëse ari do të blihet nga minierat e Maqedonisë ose nga cilido vend tjetër". "ari, si produkt i bursës ka çmimin e vet që e formon tregu dhe çdo prodhues mund ta tregtojë arin e vet sipas çmimeve përkatëse të bursës. Në pjesën e përparësisë, nëse shteti e blen arin, mund të jetë e arsyeshme dhe të jetë vendim i drejtë, vetëm nëse shteti e blen arin, me të njëjtin çmim me atë që ofrohet në treg, pra që e ofrojnë blerësit e tjerë potencialë", deklaroi Kosta Kostadinovski, Ilirka.
Në Maqedoni, në këtë moment ari nxirret nga miniera Buçim, ndërsa në minierën Illovica fillimi i prodhimit pritet pas 4 vjetësh. Në raportin e fundit të Bankës Popullore të lëshuar në muajin prill, në rezervat devizore kemi 6.8 tonë arë, me vlerë prej 245 milionë eurosh, që paraqet diku rreth 11.5 % të vlerës së përgjithshme të rezervave devizore. Sipas strategjisë së Bankës Popullore, vendi duhet të ketë 12 % ar në rezervat devizore. Natasha Stojanovska
Comments