Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Sot ekipi i Televisionit ALSAT-M ishte i pranueshëm në mesin e njësitit special të ARM-së 'Renxherët'. Ata gjenden në stërvitjen e tyre speciale 'Mbijetesa në natyrë'. Ne pamë se si ata mbijetojnë pothuajse deri në 2 javë, pa asnjë ushqim të marrë nga qyteti.

"Jemi këtu në qendrën stërvitore në malin Bistra, ku njësiti special 'Renxherët' stërvitin mbijetesën në kushte natyrore. Dy herë në vit, nga 7 deri në 10 ditë, ata mbijetojnë vetëm me bimë natyrore dhe me mishra nga shpendë dhe shtazë malore"

Mënyra e tillë e mbijetimit u prezantua edhe para Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferri. Ai u njoh me kushtet në të cilat stërviten ushtarët, mënyrën e ushqimit dhe vënien në punë të të gjitha burimeve natyrore.

"Kjo ishte mundësia që gjatë periudhës së stërvitjes së Batalionit të renxherëve nga përbërja e njësive speciale të armatës, për qëndrim disaditor në hapësirë natyrore ku praktikisht bëhet stërvitja e mbijetimit të njësive dhe përfaqësuesve të tyre në natyrë. Për faktin që natyra si e tillë mundëson qytetarëve, përbërjes së armatës, njërëzve në përgjithsi, që të shfrytëzojn frytet e saja", tha Talat Xhaferri, ministër i mbrojtjes.

Pjesëtarët e njësitit special 'Renxherët' shpjegojnë se një stërvitje e vështirë si kjo, i përgatit fizikisht dhe aftësisht ushtarët për ndonjë situatë të ngjashme eventuale në jetën reale.

"Kjo është njëra nga stërvitjet më specifike të armatës, njësisë speciale 'Renxherëve'. Qëllimi kryesor i kësaj stërvitje është që të mbijeton në natyrë, në periudhë sa më të gjatë. Prandaj ka stërvitje nga më të ndryshme, për arsye se të gjithë anëtarët e kësaj njësie duhet të jenë të përgatitur në cdo moment", deklaroi Edip Miftari, reshter i vjetër.

Stërvitja e batalionit të Renxherave 'Mbijetimi në natyrë' organizohet sistematikisht pasi dhe është e nevojshme për këtë batalion me qëllim mbajtjen e gatishmërisë së tyre për të mbijetuar edhe në rrethana të vështira. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended