OKB: 14 muxhahedinët e parë iranianë marrin azil në Shqipëri

  • 9 years ago
OKB-ja ka njoftuar sot se "grupi i parë prej 14 muxhahedinësh iranianë, anëtarë të "Mujahedeen-e-Khalq" (MEK) kanë arritur të mërkurën në mbrëmje në Shqipëri, pasi u nisën nga një ish-bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, në kuadrin e planit të zhvendosjes së tyre.

Ata janë pjesa e parë e grupit prej 210 personash që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t'u strehuar në Shqipëri. Më 16 mars 2013, Berisha i theksoi Zv.Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf se qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për t'u ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash".

Në një njoftim bërë të martën, OKB-ja citon Martin Kobler që thotë se 14 anëtarët e "Mujahedeen-e-Khalq" (MEK) arritën në Shqipëri të mërkurrën në mbrëmje.

Rreth 3000 iranianë në mërgim janë zhvendosur nga kampi verilindor i refugjatëve në Iraq jashtë Bagdatit, vitin e fundit, pjesë e një përpjekjeje për të garantuar ndarjen paqësore nga Iraku. Qeveria e Irakut nxiton për t'i hequr qafe e muxhahedinët e MEK, organizatë që luftoi përkrah forcave të Sadam Huseinit në 1980-ën në luftën Iran-Irak.

Grupi kundërshtonte regjimin fetar të Iranit dhe bënte vrasje e vinte bomba në Iran para se të hiqte dorë nga dhuna në vitin 2001.

Recommended