Dita homofobisë, ¼ e persona gay në shënjestër të sulmeve

  • 9 years ago
Në ditën ndërkombëtare të homofobisë dhe transfobisë, BE-ja ka vënë në pah se pakicat seksuale përballen me mostolerancë dhe dhunë. Një e katërta e personave gay, që u anketuan nga një sondazh i Bashkimit Europian, thanë se kanë qenë në shënjestër të sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme në 5 vitet e fundit.

Sondazhi i bërë në 12 muajit e fundit tregoi se të anketuarit të moshave të ndryshme kishin më shumë të ngjarë të përballeshin me diskriminimin, për shkak të prirjeve të tyre seksuale.

Agjencia Evropiane për të Drejtat Themelore me seli në Vienë, përfshiu në sondazh 93 mijë njerëz nga BE-ja dhe Kroacia, për atë që konsiderohet si studimi më i plotë në llojin e vet.

Gjithashtu anketa e LGBT-ve evropiane tregon disa trende shqetësuese ku rreth 300 politikanë dhe ekspertë janë mbledhur për të diskutuar formimin e politikave të reja të Bashkimit Europian për të ç'rrënjosur homofobinë.

Recommended