PPKD padit KQZ në Kolegj, e gjobiti për diskriminimin e meshkujve

  • 9 years ago
TIRANE- Partia Popullore Kristian Demokrate padit në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pasi ky i fundit mori një vendim për gjobë me arsyetimin se kjo parti në listën për kandidat ka diskriminuar meshkujt . Kryetari i kësaj partie Pal Shkambi në një interviste për A1 Report tha se vendimi i KQZ është i padrejtë dhe i qëllimshëm .

"Ne jemi diskriminuar vetëm se jemi forcë premtuese , një forcë që jemi përfaqësuar me intelektual të rinj të nivelit master e lart. Po ashtu me një fuqi të madhe të gjinisë femërore që është e papërfshirë në vendimmarrje, na shohin si forcë premtuese dhe përpiqen që në foshnjërinë tonë që të na pengojnë në ecurinë dhe përformancën tonë që i kemi dhënë vetes.në shkallë kombëtare kami paraqitur 30 përqind meshkuj dhe 70përqind femra , e konkretisht me shifra 42 meshkuj 98 femra ."- tha Pal Shkambi, kryetari i PPKD në një prononcim për TV A1 Report.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për këtë parti gjobën prej 8 milion lekësh te reja . Sipas vendimit të KQZ në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër , Vlore , Korce,Diber,Berat dheFier figurojnë 126 kandidate femra dhe 41 meshkuj . Kjo është hera e parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare që një parti politike gjobitet për kandidim të kandidatëve meshkuj.