Lezhë, Topi-Berishës: Mos e përjeto kaq rëndë rotacionin

  • 9 years ago
LEZHE - Nga Lezha ku prezantoi 7 kandidatët për deputet të forcës tij politike, kreu i Frymës Re Demokratike Bamir Topi akuzoi qeverinë Berisha për keqqeverisje dhe korrupsion. Sipas Topit kjo qeveri pronën publike e ka vënë në shërbim të asaj familjare, ndërsa u ndal tek nevoja emergjente që ka vendi për rotacion.

"Ti japim fund qeverisë që mbështet projekte private , projekte të familjes që nuk i shërbejnë interesave publike." "Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen,ky është rotacioni"- iu drejtua Berishës Topi.
Duke u ndalur në fushatë, ai akuzoi kryeministrin se detyron njerëzit e administratës dhe nxënësit e shkollave të jenë pjesë e mitingjeve të tij duke u shndërruar në një njeri butaforik që po numëron ditët e fundit si gjëmën e madhe të jetës së tij.

Kryetari i FRD-së u ndal në gjëndjen shumë të vështirë të ekonomisë dhe tha se qeveria i merr para qytetarëve me bono thesari për të mbuluar gropat e zeza të keq-qeverisjes.Ekipi i kandidatëve të qarkut të Lezhës është pasqyrë e fizionomisë sonë politike tha z.Topi duke i cilësuar ata si njerëz të forumar dhe konkurues të denjë.

Recommended