Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
KORÇË - Kryesocialisti Rama e ka konsideruar dje, nga Korça, fyerje për qytetarët e këtij qarku, përbërjen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në këtë qark.

Ndërsa prezantoi kandidatët socialistë, Rama vuri përballë tyre listën e prezantuar nga kryeministri Berisha, që vetëm një si ai, me papërgjegjshmërinë tij, mund t'i ofrojë Korçës alternativa si ajo e Oficerit të Gërdecit" dhe Kryehetuesit të Veshit duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe deputetit Fatbardh Kadilli. Akuzave të kryesocialistit Rama nuk i shpëtoi as ministri i Financave, Ridvan Bode.

Category

📺
TV
Comments

Recommended