Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ndonëse e rikonstruktuar së fundi rruga "Kasem Taipi" në qytetin e Shkodrës problematika ka dalë sërish në pah. Janë disa metra të cilat e bëjnë këtë aks mjaft problematik dhe tepër shqetësues jo vetëm për komunitetin, por edhe për kalimtarët.

Cdo ditë në këtë kryqëzim kalimtarët përballen me gropat që janë të mbushura me ujë, qofshin këto ditë më diell apo me shi. Banorët apelojnë që institucionet përkatëse të ndërhyjnë dhe të zgjidhet ky problem.

Ky aks është jo pak i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës pasi lidh unazën me lagjen "Udha Kryq". Në jo pak raste rrugët dytësore janë shqetësim për komunitetin në qytetin e Shkodres pasi rikonstruksioni i tyre nuk ka qenë i plotë ose janë amortizuar disa muaj pas ndërhyrjeve për rikonstruksionin e tyre.

Category

📺
TV
Comments

Recommended