Kuvend, miratohet ligji për digjitalizim

  • 9 years ago
Digjitalizimi starton nga 1 qershori. Sot deputetët i dhanë dritë jeshile ndryshimeve të ligjit për radiodifuzion, sipas të cilave, pas dy javëve tërësisht do shuhet sinjali analog dhe do të emetohet vetëm ai digjital. Ndryshimet ligjore në Kuvend u miratuan me shumicën e Badinterit, ndërsa deputeti nga radhët e BDI-së, Nexhati Jakupi, tha se bëhet fjalë për një problematikë të ndërlikuar dhe serioze dhe është normale të ketë paqartësi rreth tij, por tani ato janë tejkaluar dhe qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces janë harmonizuar.

"Ne kemi parasysh se ky proces që do të filloj me miratimin e këtij ligji do të ketë vështirësi edhe më tutje gjatë zbatimit, por si çdo risi edhe kjo kërkon nga ne që me durim dhe përgjegjësi ti rishikojmë vështirësitë dhe të punojmë në eliminimin e tyre ashtu siç shfaqen ato. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se sfidat në tregun e transmetimit dhe në hapësirën mediatike në RM vazhdojnë, ne do ët angazhohemi që përmes punës tonë të mbrojmë nevojat dhe interesat e qytetarëve edhe kur ato cenohen nga politika të caktuara dhe të punojmë për ti ndryshuar ato", deklaroi Nexhati Jakupi, BDI.

Mënyrën se si zbatohet procedura e digjitalizimit në Maqedoni, e kontestoi deputeti i partisë Liberale, Ivon Veliçkovski, sipas të cilit me ndryshimet e propozuara lejohet monopol i sponsoruar nga shteti i vetëm një operatori privat ndërsa nuk shfrytëzohen resurset e Ndërmarrjes Publike, Radiodifuzioni i Maqedonisë.

"Radiodifuzioni i Maqedonisë është ndërmarrje publike përmes së cilës mund të ndikoni në uljen e mëtutjeshme të çmimit të operatorëve. Dhe kjo është esenca që të mundësoni më shumë televizione të emitojnë sinjal që të mundësoni mbështetje në treg dhe mbijetesë. Bëni presion me këtë, bëni presion me ligjin për mjaltë, tashmë i kemi shtypur me ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim dhe e arrini qëllimin që e kishit, kanali i parë VMRO, kanali i dytë VMRO, ndërsa nëse e lejoni, në të tretin do jetë BDI-ja", deklaroi Ivan Veliçkovski, PL.

Paraprakisht, ndryshimet kaluan edhe në Komisionin amë të transportit dhe lidhjeve, ku zëvendës ministrja për shoqëri informatike, Mara Tomovska Arsovska, tha se për të gjithë qytetarët që janë shfrytëzues të ndihmës sociale, shteti do u sigurojë pajisje speciale për televizorët e tyre të vjetër në mënyrë që nga 1 qershori të mund ta ndjekin programin sepse pa ato pajisje kanalet televizive nuk do munden të ndiqen.

"Qeveria ka siguruar rreth 40 mijë Set up bokse, pajisje që duhet të vendosen në televizor për të pranuar sinjal digjital. Mënyra si do shpërndahen këto pajisje, në mënyrë plotësuese do informohet, ndërsa është vendosur që ato të shpërndahen përmes qendrave sociale ndërsa ndihmë do të sigurohet edhe gjatë instalimit të tyre", tha Marta Arsovska Tomovska, zëvendës ministre e shoqërisë informatike.

Në dy javët e ardhshme, televizionet që do duan të emitojnë sinjal digjital duhet të dërgojnë kërkesë deri tek Këshilli i Radiodifuzionit që t...

Recommended