Kuçi: Nuk do të ekstradohen Demiri dhe Aliloviq

  • 9 years ago
Shtetësia e dyfishtë e dy të arrestuarave në Kosovë për rastin 'Mosntra', Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq mund t'i kursej ata nga ekstradimi në Maqedoni. Kështu ka deklaruar ministri kosovar i drejtësisë Hajredin Kuçi për agjencinë e lajmeve SETimes. 'Kosova nuk i ekstradon shtetasit e vet. Dy personat për të cilët bëhet fjalë, janë shtetas kosovar, megjithëse kanë edhe shtetësi maqedonase" ka deklaruar ministri Kuçi. Shtetësia e dyfishtë nënkupton anulimin ose ndërprerjen e procedurës së ekstradimit të dy të dyshuarve nga Kosova drejt Maqedonisë. Sipas ministrit kosovar, gjykata në Prishtinë do të vendosë për ekstradimin apo jo të Demirit dhe Ismailoviqit, si dhe për afatin e mundshëm të këtij procesi. Ali Demiri dhe Afrim Ismaloviq ballafaqohen me proces gjyqësor edhe në Prishtinë për armëmbajtje pa leje, në momentin e arrestimit në mars të këtij viti. Ndërkohë, në Maqedoni ata akuzohen për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, në prill të vitit të kaluar. Ndërkaq, në Shkup, në seancën e djeshme të procesit Monstra, duket se rrjedha e procesit ka bërë një kthesë të fuqishme. Dëshmitari kyç Dime Veskov mësohet të ketë deklaruar dje se makina përfshirë në këtë ngjarje, i përkiste njësitit policor 'Alfa' dhe jo siç pretendon Prokuroria, që makina nuk kishte pronar, dhe se për herë të fundit ishte regjistruar jashtë vendit. Deri tani, dëshmitë flasin se për pafajësinë e të akuzuarve në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë më 12 prill të vitit të kaluar. Gjyltene Rexhallari

Recommended