Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryetari i 'Dinjitetit' Stojanço Angellov ka nisur me grumbullimin e firmave nismëtare për organizimin e referendumi i cili dje u lejua zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. 'Dinjiteti'do të kërkojë nga qytetarët që të deklarohen nëse janë PËR ose KUNDËR organizimit territorial, ligjit të amnistisë dhe nëse duhet ose jo që ish pjesëtarët e UÇK-së të bartin funksione publike. Me këtë rast Angellov reagoi edhe ndaj deklaratës së deputetet së BDI-së Ermira Mehmeti Devaja e cila iniciativën e 'Dinjitetit' e quajti retrograde

"Ata më së paku kanë të drejtë të flasin nëse iniciativa jonë do ta çoj Maqedoninë para ose jo. Iniciativa jonë është qytetare, në pajtim me ligjin dhe kushtetutën, për dallim nga ata, ne nuk kapëm armët por në mënyrë legale po grumbullojmë nënshkrime dhe qytetarët në një referendum të shprehen se mbajnë kërkesat tona ose jo?", tha Stojanço Angellov, kryetar i 'Dinjitetit'.

Ndërkohë deputetja e BDI-së Ermira M. Devaja nëpërmjet një reagimi me shkrim thotë se ajo dhe BDI nuk do të vazhdojnë të merren me individë siç është Stojanço Angellov, pasi iniciativa e tij nuk vlen më të komentohet.

"Nuk kam kohë të merrem me Stojanço Angellovin. Unë punojë në projektin integrues të Maqedonisë dhe as që dua të merrem me projektet dezintegruese siç është referendumi i dështuar i Angellovit", tha Ermira Mehmeti, BDI.

Disa nga qytetarët që kishin ardhur për të nënshkruar iniciativën e 'Dinjitetit' u shprehën se ish pjesëtarët e UÇK-së nuk guxojnë të lejohen nga shteti që të bartin funksione publike.

"Assesi një dezertor nuk guxon të jetë ministër i mbrojtjes, ai ka sulmuar ushtrinë maqedonase, ka vrarë Branitella maqedonas dhe ai nuk guxon të jetë Ministër, mund ta vendosin të punojë si kopshtarë".

"Shpresojë se qytetarët do të kenë vullnet dhe kohë që këto dy ditë të vijnë dhe të përkrahin këtë iniciativë."

"Përkrahë këtë referendum dhe vlerësojë se obligimi i çdo maqedonasi është të vijë këtu për Branitellat dhe të nënshkruhet pasi ata në 2001 bënë shumë gjëra për ne dhe me këtë mendoj se kjo është puna më e vogël që ne mund ta bëjmë për ta."

Nga partia e Angellovit thonë se nënshkrimet nismëtare do ti grumbullojnë për një kohe shumë të shkurtët dhe me këtë do tu mundësojnë qytetarëve që të shprehen pro ose kundër 4 pikëve që i prezantoi partia e tij. Gjatë ditës së nesërme nënshkrime do të grumbullohen në Kërçovë dhe Strugë, ku siç thotë Angellov do të marrë pjesë edhe ai personalisht. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended