Retorika me Greqinë, Gruevski anashkalon mediat

  • 9 years ago
Kryeministri Nikolla Gruevski as sot nuk pranoi të prononcohet para kamerave rreth zhvillimeve të fundit politike në vend. Nga kabineti i tij fillimisht paralajmëruan se kryeministri do të deklarohej pas përfundimit të prezantimit të projektit 'Peripecitë e maqedonasve' por ai i bojkoti në moment të fundit mediat, edhe pse gazetarët pritën jo vetëmpërgjigje mbi zhvillimet e fundti politike por edhe mbi librat e botuar në kuadër të projketit ku filitet për përndjekjen greke të maqedonasve.

"Projekti 'peripecitë e maqedonasve' paraqet kthesë, letrare, shkencore, por edhe filmike të më shumë temave historike, personalitetieve, dhe ngjarjeve të historisë maqedonascve të cilat sot janë më shumë pao më pak të njohura në Maqedoni por të cilat mertiojnë vëmendje dhe trajtim të përshtatshëm", deklaroi Nikolla Grurevski, kryeministër.

Një nga tetë librat e botuar është edhe '100 vjet përndjekje', i cili i dedikohet marrdhënieve mes dy shteteve veçanërisht politikës greke të viteteve të fundit për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

"Edhe sot vazhdon me politikën e mos njohjes dhe fshirjen e identitetit kombëtar maqedonas duke kërkuar ndërrimin e emrit të shtetit tonë", tha Violeta Ackoska, profesore universitare.

Botimi i këtij libri vjen në kohën kur pritej normalizimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë mbetet të shohim nëse ky libër do të përbëjë një shkëndij të re provokimesh mes palëve. Sot edhe ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se i takon vetëm Maqedonisë përgjegjësia e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

"Nuk e di....Vendimi do të merret nga 27 shtetet anëtare në qershor, varet shume nga shteti juaj por varet edhe nga shtetet anëtare se çfarë do të vendosin", tha Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni.

Ndërkaq Këshilli I BE-së të marten e ardhsme pritet të diskutojë rreth mundësisë për dhënien e datës për Maqedoninë dhe Serbinë, në Samitin e qershorit të BE-së. Semra Jakupi

Recommended