Vazhdon larg syve të opinionit, gara për kryetar të LSDM-së. 75 për qind e këshillave komunalë kanë përfunduar punë e tyre dhe kanë dorëzuar propozimet, ndërsa pjesa e mbetur pritet ta përfundojë këtë punë deri të mërkurën, pas ç'ka do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Partisë për të vërtetuar kandidaturat e kandidatëve për kryetarë të LSDM-së. Mësohet se nga 20 këshilla komunal ka arritur propozimi që sërish për kryetar të mbetet Branko Cërvenkovski. Bëhet fjalë për kërkesë nga këshillat komunalë të Strugës, Ohrit, Karposhit, Gjevgjelisë, Kërçovës.
Këtë e ka bërë publike Naum Burevski, kryetar i Këshilli iniciues i cili tha se pak çaste para mbledhjes së këshillit ekzekutiv do ti deponojnë firmat e mbledhura në qendrën e partisë.
Nga ana tjetër Zoran Zaev, konfirmon edhe njëherë se nuk largohet nga gara për kryetar të LSDM-së dhe shprehet se dinë se si LSDM-në do ta shndërroj në parti e cila do ta rrëzoj VMRO-DPMNE-në.
"E di saktë se sit ë luftoj dhe ti mposht ndyrësirat e sistemit Gruevski. Nuk tërhiqem nga asnjë betejë, ajo nuk është veti e karakterit time. Mentalitetin fitimtarë do ta përcjell dhe do të behet dominues edhe në partinë time amë. Jam I gatshëm bashkë me bashkëpunëtorët e mi që ta shpijmë LSDM-ë në një të ardhme më të ndritur. Ju garantoj se 2 qershori është fillimi i një LSDM-je të re, por njëherit edhe fundi i sundimit të VMRO-DPMNE-së", shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.
Mësohet se 10 këshilla komunalë kanë propozuar si kandidat të vetëm Kire Naumovin, për të cilin disa media maqedonase kanë shkruar se i rrezikohet kandidatura, nën pretekstin se nuk i plotëson kriteret e përcaktuara me statutin e partisë.
Ndërkohë, sot pritet të mbërrijnë në selinë e partisë, edhe propozimet për kryetar nga disa këshilla komunalë, pas çka do të vijojë procedura e filtrimit të kandidatëve dhe kualifikimi i tyre paraprak për në Kongresin e 2 qershorit.
Kandidat për kryetar të LSDM-së janë Zoran Jovanovski, Zoran Zaev, Igor Ivanovski, Kire Naumov dhe Tanja Tomiq. Bedri Rexhallari
Comments