Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Gjirokastra është kthyer në një destinacion të preferuar për të huajt jo vetëm për turizëm, por për të ushtruar edhe sporte të ndryshme. 12 fuoristrada të klubit Magna Grecia off Road 4 herë 4 kanë zgjedhur Gjirokastrën për të kryer një tur turistik dhe eksplorues, pas disa zonave të njohura ballkanike. Përgjegjësi i këtij grupi Gianluca Cappareli, tha se përvec aktiviteteve sportive, ky grup është i impenjuar edhe në punë sociale.

"Magna Grecia off Road është një grup i themeluar në kalabri prej 6 vitesh dhe ka si qëllim të promovojë aktivitetin e fuoristradave në natyrë. Klubi ynë ka patur marrëdhënie në shqipëri për të ushtruar këtë lloj aktiviteti me dëshirën për të njohur sa më mirë popullin shqiptar. Meqë ne ndahemi vetëm nga një det, këtë vit ne do të sjellim një mision humanitar për të forcuar sa më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë duke ndihmuar fëmijët në nevojë për shtresat me aftësi të kufizuar mendore", tha përgjegjësi i grupit, Gianluca Cappareli.

Ekspedita do të prekë tokën shqiptare edhe në zona të tjera turistike , si dhe do të dhurohen lodra dhe materiale edukative për fëmijët në nevojë.

Category

📺
TV

Recommended