Luboten, shkrumbohet ndërmarrja për përpunimin e drurit

  • 9 years ago
Është dashur vetëm 20 minuta kohë që gjithçka shkrumbohet në punëtorinë e zdrukthëtarisë në hyrje të fshatit Luboten. Zjarri që një ditë më parë kishte përfshirë këtë punëtori ka shkaktuar dëm të mëdha materiale duke shkatërruar pothuajse në tërësi makinat e përpunimit të drurit. I prekur nga tragjedia e ndodhur, pronari Bejtulla Kadriu tha së zjarri kishte shpërthyer gjatë kohës kur punëtorët ishin në drekë ndërkohë si shkak paraqitet energjia elektrike.

"Zjarrfikësit pas një ore kur kanë mbërri, nuk kanë arrit menjëherë për shkak se edhe vendi është larg edhe nuk ka mund me ardh në kohë. Për momentin ata kanë qenë, sa kanë mund kanë intervenua me ujë, por edhe ujin e kemi me rrymë, me bunar dhe nuk kanë mund me mar sa është dashur . Kanë intervenuar dhe kanë çkyq rrymën kryesore të trafoja, është ndal rryma dhe nuk kanë pas me çka me intervenu, nuk kanë kalu 10 minuta ka mbërri deri në skajin e objektit", tha Bejtulla Kadriu, pronar.

Dëmi sipas vlerësimeve të para arin në 300 mijë euro. Pronari Kadriu thotë se asnjë nga makinat prodhuese nuk i ka shpëtuar zjarrit

"Këto nuk janë disa gjëra që me dorë mi largu, janë të rënda, vetëm kjo I ka 7 tonë e gjysëm, të tjerat janë pak më të vogla por dua të them se ato kanë qenë mundësitë, ka ndodhë më..Llogari ne kemi por mua nuk më vjen mir edhe me tregu këtë, por me të vërtet është shumë dëm, vetëm kjo kushton mbi 40 mijë euro edhe atë e kam ble të përdorur, ndërsa e re është mbi 100 mijë euro.Të angazhuar atë dit kanë qenë 10 vetë, për momentin kanë qenë në pauzë, dëmet materiale janë shumë, nuk kam çef edhe me alarmu por mendoj që vetëm makinat kapin shumë afër 300 mijë euro", u shpreh Bejtulla Kadriu, pronar.

Punëtoria e zdrukthëtarisë ekziston prej vitit 1995 duke zgjeruar prodhimtarinë e saj nga viti në vit. Për shkak të dëmeve të shkaktuara 10 punëtor kanë mbetur pa punë . Ajo që është edhe më tragjike në këtë rast është mos sigurimi i objektit prodhues. Melihate Rustemi

Recommended