SHBA, përgjaket 'Dita e Nënave'

  • 9 years ago
Ditë e përgjakshme e Nënave në shtetin Luiziana të SHBA-së. Muzikën dhe parakalimin e rreth 400 pjesëmarrësve në manifestimin në Nju-Orleans, e ndërprenë disa sulmues të cilët hapën zjarr drejt masës së tubuar. Janë plafogsur së paku 19 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Përfaqësues të policisë thanë se bëhet fjalë për dhunë rrugore dhe e hodhën poshtë mundësinë e sulmit terrorist.

"Gjithçka përfundoi për disa sekonda. Policia menjëherë bllokoi rajonin. Bëjmë thirrje nëse cilido qytetar ka çfarëdo informacionesh menjëherë ta informojë departamentin për luftimin e kriminalitetit", tha Ronal Serpas, kryeshef i policisë në Nju-Orleans.

Bashkëpunim dhe durim nga bashkëqytetarët e vetë sot kërkoi edhe kryebashkiaku i Nju-Orleansit, Miç Landriu.

"Policia është në terren dhe maksimalisht është e përkushtuar për gjetjen e kryerësve. Sulmuesit do të kapen, por na nevojitet edhe ndihmë nga opinioni. Është shumë e rëndësishme, nëse dikush prej qindra qytetarëve në tubim ka vërejtur diçka të dyshimtë, menjëherë të na informojë", deklaroi Miç Ladriu, kryebashkiak i Nju-Orleansit.

Sipas informacioneve të para, policia në këto momente gjurmon pas tre të dyshuarve. Njërin prej tyre, dëshmitarët e kanë përshkruar si burrë me ngjyrë me flokë të shkurtra, i moshës prej 18 dhe 22 vjeç. Sipas statistikës, në qytetin Nju-Orleans është vërejtur një ndër nivelet më të larta të kriminalitetit në SHBA. Petar Bllazhevski

Recommended