Skënderbeu në Champions, Kukësi në UEFA, Dinamo siguron mbijetesën

  • 9 years ago
Kategoria Superiore e futbollit shqiptar është mbyllur me ndeshjet e sotme. E gjithë vëmendja ka qenë përqendruar te festa në Kukës, aty ku ndesheshin kampionët me nën kampionët e vendit vetëm për statistikë, pasi verdiktet ishin përcaktuar.

Megjithatë Kukësi ka bërë detyrën duke fituar edhe përballë ekipit të Skënderbeut me rezultatin 4-3 dhe shijuar vendin e dytë plotësisht. Për Kukësin kanë shënuar Alikaj, Popivic dy herë dhe Allmuca. Ndërsa për korcarët kanë shënuar Pejic, Lilaj dhe Shkëmbi. Në fund të ndeshjes presidenti Duka i ka dorëzuar trofeun e kampionit Skënderbeut dhe nën kampionit Kukësit.

Ndërsa presidenti kuksian është nderuar me cmimin qytetar nderi nga bashkia. Ndeshjet e tjera të fundit të Superligës përfunduan me këto rezultate: Luftëtari 1 - 2 Shkumbini, Apolonia 0 - 0 Flamurtari, Bylis 1 - 1 Kavajë dhe Vllaznia 2 - 0 Kastrioti. Ndërkohë, katër skuadrat që i thonë lamtumirë Superiores janë: Apolonia, Tomori, Luftëtari dhe Shkumbini.

Ndërkohë që në kategroinë e parë theksojmë që Dinamo ka arritur të siguroj mbijetesën pas shumë përpjekjeve. Sakaq, ekipet që do të bien një kategori më poshtë janë Naftëtari, Gramshi, Besëlidhja dhe Iliria, të cilat do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e dytë. Kampion i kategorisë së Parë është shpallur Lushnja, ndërsa Partizani ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar përmes vendit të dytë.

Recommended