Bullgari, partia e Borisov fiton zgjedhjet me rezultat të ngushtë

  • 9 years ago
BULLGARI- Rezultatet në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare tregojnë se partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka fituar me një rezultat të ngushtë kundër rivalëve të tij socialistë, por jo shumicën në parlament.

Pas votimit të së dielës, të shoqëruar me protesta dhe kundërshtime, partia GERB e Borisov-it mori 31.4 % të votave, ndërsa partia BSB me 27.4 %.
Kështu Borisov do t'i duhet të formojnë një qeveri koalicioni, që sipas analistëve do të jetë shumë e vështirë pasi partia e tij ka ngjallur shumë pakënaqësira tek elektorati.

Borisov u detyrua të tërhiqet nga qeveria në muajin shkurt pas protestave në të gjithë vendin kundër korrupsionit dhe standardit të ulët të jetesës.

Boiko Borisov dhe partia e tij e re e qendrës së djathtë, GERB, është zotuar të mbajë nën kontroll borxhin public, ndërsa socialistët thonë se do të shpenzojnë më shumë e do të krijojnë vende të reja pune.

Bullgaria kohët e fundit po përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale ku papunësia ka arritur nivelin 12 %.

Kritikët thonë se rezultati i zgjedhjeve pa fitues të qartë ka ngjallur shqetësimin për një ngërç politik dhe mungesë të mëtejshme stabiliteti në vendin më të varfër të BE-së.

Recommended