Ivanov: Nuk na duhet Evropa me ultimatume

  • 9 years ago
Presidenti i vendit Gjorge Ivanov nuk e do Evropën e cila vendos ultimatume. Këtë e ka thënë vet Ivanov, në një intervistë Agjencinë Shtetërore të Lajmeve MIA. Ivanov ka thënë se është frustuese që për Maqedoninë vlejnë kushte të veçanta për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Ivanov ka deklaruar se pas katër Raporteve pozitive pa datë për fillimin e bisedimeve, Maqedonia është lodhur duke pritur.

"Jetojmë në botë të re, BE-ja na ofrohet si projekt i cili duhet të na bashkojë në bazë të vlerave, kritereve, parimeve. Atë Evropë e duam ne, nuk e duam Evropën e cila shantazhon, madje edhe vendos ultimatume. Nëse vlejnë disa parime për të gjitha shtetet anëtare, ato duhet të vlejnë edhe për ne dhe mos të jemi përjashtim në OKB duke na dhënë kushte të veçanta për anëtarësi. Kushte të veçanta për anëtarësim në NATO, tash të njëjtat kushte edhe për anëtarësim BE. Kjo me të vërtetë na frustron", ka thënë Gjorge Ivanov.

Ivanov ka deklaruar se çështja e emrit mund të ketë zgjidhje vetëm nëse bisedohet vetëm për emrin e shtetit. Sipas tij, zgjidhje nuk do të ketë asnjëherë nëse Greqia tenton që në tavolinë të vë edhe identitetin maqedonas.

"Ne jemi të përkushtuar thellë që procesi të ketë përfundim, nëse mbetet në kuadër të rezolutave të OKB-së, Marrëveshjes së përkohshme dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Këtu është thënë gjithçka. Nëse dilet nga kjo kornizë dhe futemi në sferën e çështjes së identitetit, zgjidhje nuk do të ketë. Për arsye se bëhet fjalë për hyrje në sferën e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor", ka deklaruar Gjorge Ivanov.

Ivanov nuk është shprehur optimist lidhur me samitin e Këshillit të BE-së që do të mbahet në qershor. Ai tha se me fajin e disa individëve në Maqedoni, po ngec fillimi me punë i Komisionit Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Benjamin Arifi

Recommended