Në ditën Ndërkombëtare të Nënës, Partia Socialiste organizoi një takim të ngrohtë me nënat e deputetëve. Në takimin e zhvilluar sot paradite në hotel Rogner të pranishmit kanë treguar eksperiencat e tyre me nënat, si dhe kanë shprehur falenderimet dhe urimet për dashurinë, përkushtimin dhe përpjekjet e tyre.
Kreu i PS-së Edi Rama shfrytëzoi rastin për të shprehur falenderimin drejtuar Aneta Ramës, për mbështetjen kur është rrëzuar por dhe për shkuljen e veshit kur e ka pasur gabim. Pjesë e fjalës së deputeteve, ka qenë edhe rruga e grave në politikë, dhe përpjekjet e tyre për t'iu përkushtuar familjes.
"Kam ardhur i përgatitur me letër se më kujtohet koha kur Neta më shkulte veshin për të bërë detyrat"- nisi fjalën e tij kreu i partisë Socialiste Edi Rama, duke falënderuar nënën e tij për përkushtimin, dhe dashurinë e ofruar dhe për rëndësinë e kësaj figure të çmuar në jetën e gjithsecilit.
Duke mos fshehur emocionet e tij, kreu socialist rikujtoi momentet e përkudesjes së nënës ndaj tij, ndihmën në momentet e vështira.
"Ti më bëre, ti me ushqeve, ti me rrite, duke më veshur, duke me çuar në shkollë, duke më qendruar pranë, duke u kujdesur për mua, duke e vënë veten tënde në dispozicionin tim, dhe veten time përpara vetes tënde, duke më dhënë dorën të ngrihem kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin kur e kam pasur keq; më ke mësuar të ndaj e mirën nga e keqja, duke më bërë njeriun që unë jam. Pa ty unë nuk do isha dot as ky që jam dhe as këtu ku jam. Nëse e përfytyroj veten time në shërbim të këtij vendi do doja të kishte vlerat me të cilat ti më ke rritur dhe unë e gjej të mishëruar në çdo fjalë e sjellje moment, të vështirë e të bukur ", theksoi Rama, duke iu drejtuar nënës së tij Anetës.
Në fjalën e tij, Rama ka falënderuar për mbështetjen edhe bashëkshorten e tij, Lindës së cilës i kërkoi të mbajë një fjalë dhe Linda u përgjigj "Ju të PS-së ta jepni fjalën edhe kur s'je përgatitur". Ka pasur dhe batuta mes çifitit. Duke i shprehur falenderimet nënës së saj e cila në gjithë këto kohë e këshillonte atë (Lindën) të ishte pranë Edit, ndërhyn Rama duke thënë "duhet të jetë e duruar me një figurë kaq problematike sa dhëndri i saj".
Comments