Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qeveria vazhdon luftën me transportuesit ilegal. Vetëm gjatë javës së kaluar janë konfiskuar nëntë automjete të cilët nuk ishin të regjistruara në tregun e brendshëm transportues. Këtë e bënë të ditur sot Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, të cilët vizituan Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar.

"Vitin e kaluar dhe çerekun e parë të këtij viti ne ndërmorëm mbi 400 kontrolle të përbashkëta, ku inspektorati është udhëheqës i kontrollit, ndërsa MPB-ja asiston. Gjatë këtyre kontrolleve janë marrë gjithsej 220 vetura. Por me ashpërsimin e rregullores, gjegjësisht me mundësimin e konfiskimit të përhershëm të veturave të shoferëve që ilegalisht kryejnë transportin, vetëm gjatë ditës së djeshme dhe pardje janë konfiskuar 9 vetura", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Ministri i transportit dhe lidhjes ka njoftuar se konfiskimi i automjeteve ka kontribuar që të rritet dukshëm frekuentimi i autobusëve.

"Kjo masë tashmë ka treguar efekte pozitive për shkak se përveç që është bërë konfiskim i përhershëm i veturave, shitja e biletave në stacionet e autobusëve është rritur dukshëm, diku për 2 apo 3 herë më shumë blihen bileta, diku për 30-40%, kjo ishte edhe qëllimi ynë", deklaroi Mile Janakievski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

9 veturat e konfiskuara javën e kaluar kushtojnë diku 10 milion denarë, ndërsa ato do të bëhen pronë e Republikës së Maqedonisë. Benjamin Arifi

Category

📺
TV
Comments

Recommended