Gjume te embel zoti minister i Brendshem...

  • 9 years ago
"Mbledhje e përgjumur " kështu mund ta cilësojmë seancën e dates 10 maj të KRRTRSH-së ku përtej vendimeve të rëndësishme, shifrave të larta ministrat nuk e kanë fshehur dot lodhjen e gjatë në këtë prag zgjedhjesh.

Ai, që ka rënë në sy ka qenë ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili ka hapur e mbyllur disa herë sytë derisa gjumi e ka mundur. Ky është rasti i parë, që dikush që është pranë Berishës ta zërë gjumi, edhe pas intonacionit të tij të lartë.

Por ministri duket se ka qenë kaq i lodhur sa nuk ka rezistuar dot. Kamera e A1Report!, e cila ndodhet gjithmonë aty ku çuditë ndodhin ka filmuar edhe ditë më parë një seancë gjyqësore ku gjyqtari Petrit Çoma ka dremitur gjatë seancës.

Recommended