Në ambulancën e Çairit në Shkup, për herë të parë u hap zyra e Fondit për sigurim shëndetësor dhe barnatorja e insulinës. Me këtë, qytetarët e Çairit do të kenë mundësi që në mënyrë më të shpejtë dhe pa u orvatur shumë të kryejnë obligimet e sigurimit shëndetësor dhe të tërheqin sasinë e nevojshme të insulinës.
"Qytetarë e kësaj komunë dhe të komunave tjera që gravitojnë në këtë pjesë do të mund të marrin shërbimet e sigurimit shëndetësor të Maqedonisë dhe në veçanti shërbime të cilat janë më frekeuente, shërbime të cilat zakonisht qytetarët në qendër, në njësinë rajonale në Shkup kanë pasur probleme rreth kohës, pritjes së rendit, rreth marrjes së shërbimit për sigurim shëndetësor", tha Xhemali Mehazi, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor.
"Në klinikën e Bit Pazarit gravitojnë diku 3 mijë pacientë brenda muajit të cilët kërkojnë shërbime për insulinë, kështu që diku janë 1mijë qytetarë vetëm të komunës së Çairit që kanë kryer shërbimet atje. Tash ata qytetarë do të vijnë këtu dhe puna do të bëhet shumë më efikase ndërsa ngarkesa që është në ambulancën e Bit Pazarit tash do të jetë më relaksuese atje dhe një pjesë e qytetarëve do të vijnë këtu", tha Besim Koka, drejtor i Klinikës Bit Pazar.
Hapja e barnatores së insulinës dhe zyrës për sigurim shëndetësor u realizua me kërkesë të komunës së Çairit.
"Qofshin ata persona fizik apo kompani do të jenë në gjendje që në mënyrë direkte ti realizojnë të drejtat por edhe obligimet sa i takon shëndetësisë të qytetarëve të kompanive apo përfaqësuesve. Njëherit përshëndes hapjen e barnatores për dhënien e insulinës sepse ajo në mënyrë direkte do ta lehtësojë mundësinë e marrjes së këtyre medikamenteve për ruajtjen e shëndetit të bashkëqytetarëve tanë", u shpreh Zahir Bekteshi, kryetar i Këshillit, Çair.
Përveç banorëve të Komunës së Çairit, shërbimet e lartpërmendura do të mund ti marrin edhe banorët e Komunës Butel, Shuto Orizarë dhe komunave tjera. Melihate Rustemi
Comments