Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Drejtorët e ardhshëm falimentues do të kenë afat më të shkurtër për ta zbatuar falimentimin, ndërsa do të jenë të detyruar që në mënyrë elektronike ta shesin pasurinë e masës falimentuese. Risi është edhe ajo që të gjithë drejtorët falimentues do të zgjidhen përmes rrugës elektronike dhe në këtë mënyrë, sipas ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini, do të evitohet ajo që disa drejtorë të kenë shumë lëndë, ndërsa disa të mos kenë asnjë. Pas tre tentimeve të dështuara elektronike për të shitur pasurinë e kompanisë, masa falimentuese u shpërndahet kreditorëve.

"Risi tjetër që është parapa me këtë ligj është mundësia për shitjen elektronike të masës falimentuese, në këtë mënyrë procedura e shitjes tani duhet të kryhet në afat prej 90 ditëve. Deri tani nuk kishte afat të caktuar kohorë dhe procedura e shitjes së masës falimentuese shumë herë zgjateshe edhe deri në dy vite, tre vite e kështu me radhë. Ndërsa tani ne kemi afat konkret, do ët thotë një aftë prej 90 ditëve", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë. Alsat-M

Category

📺
TV
Comments

Recommended