Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Kryeministri Sali Berisha deklaron arsyen pse përfshiu në listat e Partisë Demokratike krerët e pesë partive aleate. Berisha argumentoi dje në mbledhjen e strukturave të Tiranës se falë votave të aleatëve PD ka marrë 11 deputetë. Në listat e PD janë përfshirë Shpëtim Idrizi PDIU, Fatmir Mediu i PR, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK, Lufter Xhuveli Partia Agrare.

"Kjo formë është forma më e ndershme dhe më organike e koalicionit. Unë e kuptoj. E kuptoj që ka njerëz zemërthyer, se kanë mbetur jo në pozicionet që e meritojnë, por kanë një gjë që shqiptarët duhet ta dinë, që demokratët duhet ta dinë. Demokratët në vitin 2009 kanë marrë 11 deputetë nga votat e këtyre aleatëve dhe kjo vetëm për shkak të sistemit. Absolutisht po, sepse në rast se vota do të kishte të njëjtën peshë si për Sali Berishën ashtu edhe për Dash Shehun , Dash Shehu me koalicionin e tij mund të fuste tre deputetë. Fatmir Mediu mund të fuste tre deputet dhe ca më shumë."- u shpreh kryeministri Berisha dje në mbledhjen me strukturat e Tiranës.

Category

📺
TV
Comments

Recommended