Kolumbi, kapen tre gra të veshura si murgesha, trafikonin drogë

  • 9 years ago
KOLUMBI - Të veshura si murgesha eshte mënyra më e re e maskimit e trafikantëve kolumbianë të drogës në përpjekje për të transportuar drogë.

Tre gra të veshura si murgesha janë arrestuar në aeroportin e ishullit San Adres në Kolumbi pasi kishin mbërritur nga Bogota.

Kemi ekspertë, që vëzhgojnë pasagjerët ka shpjeguar policia kolumbiane.
Njëri prej tyre ka vënë re se njëra prej grave ishte nervoze pasi copa e rrobave, qe kishin veshur nuk është ajo tipike e përdorur nga vetë murgeshat.

Kështu janë arrestuar secila prej tyre pasi kishin fshehur nën rrobat e tyre 2 kilogramë kokainë.

Çdo muaj Kolumbia arreston dhjetra njerëz duke u përpjekur për të vepruar si korrierët e drogës kryesuar jashtë vendit, me kokainë fshehur kudo si në libra e deri në stomak.

Recommended