Irena Progni e kthyer pak kohë më parë nga Amerika, është një nga 14 pjesëtarët e listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit. Progni me origjinë nga qyteti i Gramshit, e 8-ta në listë, ka zëvëndësuar deputetin e këtij qarku, Sybi Hidën.
Në fakt, Irena Progni është një prurje e re në PD e publikimi i emrit të saj ka sjellë dhe informacionet e para të kohës kur Progni ka jetuar në Amerikë.
Mediat amerikane kanë bërë publik lajmin se znj.Progni në maj të vitit 2006, atëherë 33 vjeçe, është arrestuar nga uniformat blu të Danvers sëbashku me Besa Tacin, për një vjedhje të kryer në një supermarket me vlerë mbi 250 $. ( Lajmi i publikuar në mediat amerikane)
"A1Report" dhe "Shqiptarja.com", kanë intervistuar zonjën Progni, e cila e pranon ngjarjen, por ka një version të sajin, duke pretenduar se është një keqkuptim dhe për të dhënë më shumë shpjegime ajo kërkon një takim të veçantë më gazetarin.
Comments