Qindra emra në luftë për 12 qarqet , KQZ vonon listat

  • 9 years ago
Një ditë pas dorëzimit të listave të kandidatëve të partive KQZ nuk bën publike listat. Gazetari i TV A1 Report ka qënë në zyrat e institucionit për zgjedhjet dhe përgjigja e dhënë nga kryetarja e KQZ Lefterie Lleshi ka qënë: Nuk i japim, pasi janë në proces verifikimi.

Listat u dorëzuan mbrëmë kur skadoi dhe afati i fundit i regjistrimit të listave të kandidatëve në KQZ. Janë qindra emrat e kandidatëve që hyjnë në betejë për të fituar 12 qarqet.

Vetëm 30 minuta larg përfundimit të afatit ligjor (para mesnatës së 6 majit) kryeministri Berisha doli nga selia e PD për të lajmëruar se lista ishte gati, por pa dhënë asnjë detaj për emrat. Një proces ky tërësisht hermetik në selinë blu, ndryshe nga proceset e tjera zgjedhore.

Ndërsa në selinë PS, e hëna (6 maj) ka qenë më shumë ritmike, ku për orë të tëra kryesocialisti Rama dhe stafi i tij kanë qëndruar për t'i dhënë dorën e fundit listave.

Në redaksitë e gazetave, vetë partitë kanë sjellë listat e kandidatëve, ndërsa PD nuk i ka sjelle listat, ajo i publikoi sot në gazetën Rilindja Demokratike.

PERBALLJA NE TIRANE E VLORE
Përballje të forta duken në qarkun e Tiranës dhe të Vlorës, dy qarqet ku do të kandidojnë dhe kryeministri aktual pretendent për mandatin e tretë të qeverisjes, dhe lideri i opozitës i cili prentedon të marrë qeverisjen pas 8 vitesh në opozitë.

Në përballjen për 23 qershorin, lista prej 34 emrash e socialistëve kryesohet nga deputeti Pandeli Majko, ish kryeministër, përballë ekipit demokrat, i cili edhe këtë proces zgjedhor do të kryesohet nga kryeministri Berisha dhe pas do ketë 2 ministra, Myqerem Tafaj, aktualisht ministër i Arsimit dhe Majlinda Bregun, aktualisht në krye të dikasterit të ministrisë së Integrimit.

I pari që do të garojë nga LSI në kryeqytet do të jetë pikërisht Ilir Meta, dhe pas tij Klajda Gjosha e Luan Rama. Kreu i LSI, aleat i qeverisjes deri në muajin prill, do të jetë tani përballë Sali Berishës të PD si dhe kreut të Aleancëc Kuq e Zi. I pari në listë për qarkun e Tiranës do të jetë dhe ish-kreu i shtetit, Bamir Topi tashmë si kreu i Frymës së Re Demokratike.

Kryetari i PS-së Edi Rama do kryesojë listën e kandidatëve, bashkë me Valentina Leskaj dhe Koço Kokëdhimën. Nga Partia Demokratike i pari në listë është kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi. Më pas vijnë Arben Ristani, aktualisht zv ministër i brendshëm dhe Ardian Kollozi. Listën e kandidatëve të LSI do e kryesojë Shkëlqim Selami, Flamur Çelaj dhe Katrina Gogo

Ashtu si dy partitë e mëdha politike edhe partitë e tjera, si LSI, FRD, AK, PBDNJ, PDS kanë shpallur listën e propozimeve për deputetë për Kuvendin e ardhshëm të 23 qershorit

Recommended