Kompanitë stimulohen për punësime të reja

  • 9 years ago
Katër shpallje për punësim me subvencione- shpalli sot Agjencia për punësim. Shpalljet do të jenë të hapura deri 20 maj të këtij viti. Do të subvencionohen të papunët, pastaj fëmijët pa prindër, si dhe ata që do të fillojnë biznes privat. Gjithashtu planifikohet kreditimi i kompanive mikro dhe atyre të vogla për hapjen e vendeve të reja të punës. Krediti për këto kategori do të jetë deri më 3 mijë euro, për çdo vend të hapur pune dhe nuk do të mund të tejkaloj shifrën 9 mijë euro. Afati për kthimin e parave është 2 vjet. Kompanitë të cilat do të konkurrojnë për këtë kredi do duhet të ekzistojnë më pak se një vit, më së paku të kenë dy të punësuar dhe tre muaj para ditës së shpalljes të mos kenë ndarë largime nga puna. Shpalljet e tjera kanë të bëjnë me subvencionimin e kategorive të ndryshme për të papunët.

"Kategoria e parë ka të bëj me punësimin me subvencionim për dy kategori qytetarësh. Kategoria e parë janë persona që më vështirë kyçen në treg të punës, siç janë shfrytëzuesit e asistencës sociale, prindër që kanë 3 ose 4 fëmijë të mitur, persona prej 30-49 vjeç, çiftet e reja martesore me ose pa fëmijë, persona deri në moshën 45 vjeçare, të rritur nga mosha 50 deri në moshën 59 vjeç, shfrytëzues të kontributit në të holla në bazë të papunësisë. Kategoria e dytë janë persona të evidentuar nga grupe të tjera të ndjeshme, siç janë viktimat e dhunës familjare, të pastrehët dhe ish përdoruesit e lëndëve narkotike, prindër të fëmijëve në rrugë dhe prindër që kujdesen vet. Shpallja e dytë është për angazhimin e personave që kanë statusin , fëmijë pa prindër dhe kujdes të prindërve", deklaroi SpirO Ristevski, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale. Alsat-M

Recommended