Jovanovski shpalos platformën zgjedhore, paralajmëron qeveri në hije

  • 9 years ago
'Qeveri në hije' paralajmëroi sot kandidati për kryetar i LSDM-së Zoran Jovanovski duke shpalosur pjesë nga platforma e tij për kryetar të LSDM-së. Jovanovski premton rinovim të partisë me kuadro të rinj si dhe 6 koordinatorë, për secilën njësi zgjedhore nga një. Ai u shpreh se gjatë zgjedhjeve parlamentare bartësit e listave por edhe kandidatët për deputetët do të jenë kryesisht nga njësitë zgjedhore nga vijnë. Kjo sipas tij do të kontribuoj që LSDM-në ta shndërrojë në parti fituese.

"Përfundimisht do të realizoj qeverinë në hije. Ide të cilën e promovoj dhe për të cilën jam angazhuar në parti që 1 vjet e gjysmë. Qeveria në hije nuk do të jetë vetëm shpallje e emrave, por do të nënkuptoj edhe organizim të partisë në resorë, do të siguroj promovimin e projekteve dhe ideve dhe një komunikim më kualitativ me opinionin. Qeverinë në hije do ta formojmë më së voni deri në fund të këtij viti", tha Zoran Jovanovski, kandidat për kryetar të LSDM-së.

Vend dhe rëndësi të posaçme Jovanovski u premton kuadrove të reja të LSDM-së. Sipas tij grupi parlamentarë i LSDM-së do të ishte i zbrazët po që se në radhët e saj nuk ngërthen edhe një përfaqësues të të rinjve.

"Socialdemokratëve të rinj do tua japim vendin që u takon, do të krijojmë hapësirë për potencialin e tyre intelektual, të japin kontributin e tyre për të gjitha aktivitetet e partisë. Dhe nuk mund të ndodh që në grupin parlamentar të LSDM-së të mos ketë asnjë përfaqësues të të rinjve", u shpreh Zoran Jovanovski, kandidat për kryetar të LSDM-së.

Në garën për kryetar të LSDM-së krahas Jovanovskit janë edhe Kire Naumov, Zoran Zaev, Igor Ivanovski. Ndërkohë që në opinion është lakuar edhe emri i deputetes Tanja Tomiq. Ndryshe Kongresi i LSDM-së është caktuar për më 2 qershor. Bedri Rexhallari

Recommended