Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
LAÇ - Konfliktet për pronën mes dy familjeve në periferi të Laçit (rrethi Kurbin), kanë shkaktuar dy viktima. Xhaxha e nip kanë rënë dje në mbrëmje në pritën e një 72-vjeçari, të cilin e kishin sharë e fyer para një javë, por edhe një orë më parë, në mes të lokalit në qendër të fshatit.

Kjo ka bërë që Ndue Gjini të marrë automatikun e të qëllojë me breshëri në drejtim të nip e xhaxha, duke i lënë të vdekur në vend. Ndërsa policia ka vënë në pranga pas 30 minutash, autorin e krimit, si dhe i ka sekuestruar kallashnikovin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alk të Fushë-Kuqes të Kurbinit. Burime nga drejtoria e Policisë së Lezhëz, kanë pohuar për Shqiptarja.com, se ngjarja ka ndodhur në orën 21.30.

Familjet Vuka e Gjini janë fqinje në fshatin Alk dhe prej disa kohësh, kishin konflikte për një pjesë toke. Kjo ka bërë që meshkujt e dy shtëpive të konfliktoheshin herë pas here, gjë që ka ndodhur edhe një javë më parë në qendër të fshatit fushë-kuqe, ku nip e xhaxha, sipas policisë, kanë shkëmbyer fjalë në një lokal të fshatit. Por, situata është përsëritur edhe mbrëmë rreth orës 20.00.

72-vjeçari ka qenë ulur në lokalin në qendër të Fushë-Kuqes, kur nip e xhaxha, Dedë (Alket) Vuka dhe Luigj Vuka kanë e sapo janë ulur në një tavolinë tjetër. Sapo kanë porositur, kanë nisur të fyejnë e poshtërojnë 72-vjeçarin, në vazhdimësi të sherrit, duke mos e marrë në kosideratë. Por, kjo situatë duket se nuk është toleruar më nga i moshuari.

Pas fjalëve të shkëmbyera, ai është nisur për në banesën e tij, ku ka marrë automatikun e ka zënë pritë në një qoshe, sa të vinin meshkujt e familjes Vuka. Ka qenë ora 21.30, kur Deda e Luigji kanë zbritur nga furgoni taksi i këtij të fundit dhe janë nisur drejt oborrit të shtëpisë. Por, sapo kanë hedhur hapat e parë, janë ndeshur në 72-vjeçarin, i cili pa u thënë asnjë fjalë, ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Familjarët e viktimave, por edhe fqinj të viktimave, të cilët kanë dëgjuar breshëritë, kanë dalë menjëherë dhe kanë gjetur pa jetë, mes gjakut e shiut të rrëmbyeshëm, dy të qëlluarit për vdekje. Megjithë tentativën për t'i dërguar në spital, ata kishin ndërruar jetë dhe ndërhyrja e mjekëve ka qenë e panevojshme.

Menjëherë në fshatin jolarg Laçit kanë shkuar dhejtra forca policie dhe të FNSH-së së këtij rrethi, të cilët kanë rrethuar zonën, por 72-vjeçari Ndue Gjini i ka pritur uniformat blu në shtëpinë e tij dhe pas asnjë rezistencë, është vënë në pranga. Madje, mbante pranë edhe automatikun "Kallashnikov", që ende nuk i ishte ftohur tyta nga plumbat e derdhur mbi dy viktimat.

Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që është dërguar në komisariatin e laçit. Ndërsa dhjetra forca policie kanë mbëjtur gjithë natën nën kontroll banesat e dy familjeve, për të shmangur një hakmarrje të mundshme.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV
Comments

Recommended