Itali, jep dorëheqjen ministrja e re italiane, ofendoi homoseksualët

  • 9 years ago
Michela Biancofiore ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra e saj vetëm 24 orë pasi u betua në detyrën e ministres së Shanseve të Barabarta.

Biancofiore, e cila është një prej politikaneve në radhët e Partisë së Popullit të Lirë të Silvio Berlusconi-t, tha se u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi në një deklaratë mbi homoseksualët, ajo tha se ata favorizojnë diskriminimin, duke u izoluar në komunitetin e tyre.

Menjëherë pas kësaj deklarate nuk kanë munguar kritikat e grupeve e të drejtave për të akuzuar ministren e re për homofobi.

Si rezultat Biancofiore pranoi se nuk mund të qëndronte më në detyrën, që sapo i ishte caktuar.

Në një konferencë për shtyp, 43-vjeçarja rikonfirmoi deklaratat e saj, duke thënë se ishte pro lidhjes civile midis çifteve të së njëjtës gjini, por ishte kundër martesave të tyre.

Kryeministri ri Enrico Letta bëri thirrje ministrave të kabinetit të tij, se duhet të punojmë së bashku dhe të mbajnë seriozitetin kur të flasin në media.

Analistët e politikës thonë se puna e koalicionit të ri, do të jetë e brishtë për arsye se kundërshtarët e vjetër e të dy partive më të mëdha në vend do ta kenë të vështirë për të punuar së bashku.

Recommended