"Nuk ka asnjë arsye pse mos të merret parasysh pjesëmarrja e grave në Parlament, a së paku të ketë një balancim. Dhe partitë politike nuk kanë arsye ta humbin këtë shans". Këtë shprehu ambasadori i KE-së në Shqipëri, Ettore Sequi gjatë takimit: "Zhvillimi i Demokracisë nëpërmjet Barazisë Gjinore", që është organizuar sot nga rrjeti i grave "Barazi në Vendimmarrje" në Hotel Tirana International, ku merrte pjesë edhe ambasadorja e OKB-së në Shqipëri, Zineb Benjelloun dhe shumë personalitete të tjerë.
Sequi ka theksuar në fjalën e tij në këtë prag zgjedhjesh në Shqipëri se "është përgjegjësi të respektohen kuotat e pjesëmarrjes së grave në listat për deputetë".Ai ka bërë një koronologji historike të vendit tonë, duke kujtuar se "gratë shqiptare e kanë pasur të drejtën të votojnë prej vitesh" dhe kjo "pavarësisht se shumë njerëz në Shqipëri mendojnë se gratë do të krijonin probleme, nëse do të drejtonin parlamentin".
Sequi i është rikthyer argumentit për domosdoshmërinë e e pjesëmarrjes së grua në politikë dhe Kuvend duke e lidhur me integrimin e vendit dhe duke thënë se: "kjo nuk është vetëm një mundësi, por është një përgjegjësi nga partitë politike për të avancuar të drejtat e grave, kjo është në axhendën e anëtarësimit në BE dhe të drejtat e grave janë një prej 12 prioriteteve, që Shqipëria duhet të plotësojë të hapë negociatat me BE-në".
Sequi e ka përfunduar fjalën e tij me: "Në tetor 2013 do të publikohet raporti në BE. Përveç zgjedhjeve të mira e të ndershme duhet edhe barazia gjinore. Jemi idealistë dhe ne besojmë që ne me vendimarrje dhe me vendosmëri mund të arrijmë në barazi gjjinore".
Comments