Pikërisht kjo kasolle e mbushur përplot me mbeturina e personit të quajtur Jani Puxha është pengesa kryesore që biznesmeni Selajdin Aliu nga Shkupi, gjegjësisht Komuna e Butelit tani e 3 vite pengohet të ndërtojë objektin afaristë të lejuar nga autoritet komunale. Aliu thotë se para 3 viteve kur edhe e ka blerë tokën nga Komuna e Butelit i është thënë se fillimisht duhet të paguaj taksat komunale, kurse autoritetet përgjegjëse menjëherë në afat të shkurtër do të largojnë kasollen me qëllim lirimin e hapësirës për të nisur punimet. Por edhe 3 vite pas dhënies së lejes për ndërtim, Komuna e Butelit ende nuk ka larguar objektin e paligjshëm.
"Kemi paraqitur kërkesën deri tek Komuna e Butelit, përgjigje nuk kemi qe 3 vite. Kohën e fundit edhe nuk na pranojnë në bisedime, ata zyrtarë komunal të nivelit më të ulët ose nuk guxojnë të më pranojnë dhe vetëm arsyetohen se unë duhet të bisedojë me ndonjë person tjetër të nivelit më të lartë, por unë nuk e di sei cili është ai person! Për tek kryetari i komunës kam kërkuar takim 4 ose 5 herë, ma marrin numrin e telefonit kinse do të më kërkojnë, por deri tani nuk kam asnjë përgjigje", tha Selajdin Aliu, investitor.
Biznesmeni shqiptar, Selajdin Aliu kërkon ndërhyrjen e faktorit politik shqiptarë në pushtet që të reagojë lidhur me këtë rast pasi veprimi i autoriteteve të Butelit është edhe një dëshmi e pengimit të investimeve nga afaristët shqiptar
"Objektin shikojeni edhe ju, atje ruhen kuaj, dhi, qen, maca, edhe dy persona jetojnë aty brenda. Komuna nuk e dijë ku e ka qëllimin, me siguri se ka ndonjë qëllim por unë nuk e dijë. Thjeshtë unë kërkojë që Komuna e Butelit të kryej detyrimin e saj ndajë meje, njëjtë sikur unë që kam bërë pagesa, lejen e kam marrë, tash po investojë dhe kjo do të kushtojë një shumë të madhe të parave, kurse nuk e di se fundi ku do të del. Kërkojë prej faktorit shqiptarë në qeveri, le ta sheh rastin, përndryshe autoritet e Komunës së Butelit ikin prej meje, nuk dëshirojnë të bisedojnë me mua, edhe thjesht këtë objekt e përdorin, nuk e dijë se për çfarë qëllimi e përdorin ndaj meje, ka ndonjë qëllim, por unë nuk e dijë", deklaroi Selajdin Aliu, investitor.
Ndryshe, Alsat --M kërkoi prononcimin nga Komuna e Butelit por nuk arriti të sigurojë asnjë përgjigje lidhur me rastin e lartpërmendur. Valmir Kuçi