Portugalia në recesion, pritet të shkurtojë 30 mijë vende pune

  • 9 years ago
Portugalia ka planifikuar të shkurtojë 30 mijë vende pune në sektorin e shërbimit civil si dhe të rrisë moshën e daljes në pension deri në 66 vjec, në përpjekje për të plotësuar kushtet për paketën ndihmë.

Kryeministri Pedro Passos Coelho tha se punonjësve civilë do t'u kërkohet gjithashtu të punojnë 40 orë në javë, në vend të 35 orëve aktualisht.

Propozimet, që mund të aplikohen me shumë mundësi duke nisur nga viti i ardhshëm, do të mund të kursejë 4,8 miliardë euro për 3 vite, tha ai.

Në 2011 Portugalia mori paketën ndihmë prej 78 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Muajin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Portugalisë refuzoi më shumë se 1 miliardë euro shkurtime të propozuara, të cilat përfshinin pezullimin e bonuseve të ditëve të pushimit, për punonjësit e sektorit publik dhe pensionistët.


Ndërkohë masat shtrënguese kanë sjellë pakënaqësira në vend duke shkaktuar edhe protesta masive.

Papunësia në vend është rreth 18%, një rekord për vendin andaluzian, ndërsa ekonomia pritet të tkurret për të tretin vit radhazi në 2013-n.

Ndërsa partia kryesore opozitare në Portugali, ajo Socialiste, akuzon Coelho-n se ka ndërmarrë masa shtrënguese të ashpra në Portugali, në ndjekje të një plani të nxitur ideologjikisht.

Recommended