Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Deklaratat e Kryeministrit të vëndit, Sali Berisha, për ndërtimin e 10 mijë kilometrave rrugë, vijojnë të jenë në qëndër të kritikave të opozitës. Kryesocialisti Rama, i shoqëruar nga deputetë të forcës tij politike, denocuan dëmtimin e aksit rrugor që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit.

Sipas Ramës, ky aks rrugor jetik për banorët e kësaj zonë është dëshmi e qartë së ku kanë shkuar parat e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkohë lideri i opozitës I bëri apel banorëve të kësaj zone që me 23 Qershor të votojnë për largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Category

📺
TV
Comments

Recommended