PS-LSI shkarkojnë Kosovrastin dhe emërojnë Aldrin Dalipin

  • 9 years ago
Me 31 vota pro këshilltarët e majtë, PS-LSI tashmë shumicë në këshillin bashkiak të Tiranës votuan pro shkarkimit të Njazi Kosovrastit nga posti i kryetarit të këtij këshilli.

Votimi është bërë në paradhomë, ngjitur me sallën, ku zhvillohet normalisht mbledhja e këshillit, e cila ishte e kyçur pasi bashkia i kishte ndryshuar bravën dhe nuk hapej dera.

Të 31 anëtarët kanë votuar pro shkarkimit të Njazi Kosovrastit dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit.

Votimi është bërë rreth orë 14:10, në paradhomë pasi nga kryetari i bashkisë nuk hapi derën e këshillit bashkiak, ndonëse këshilltarët e majtë i dërguan një kërkesë me shkrim ku i kërkonte të hapte derën. Salla ndodhet në ambientet e brendshme të bashkisë së Tiranës.

'Nuk e di çka ndodhur. Ju më pyesin për gjëra që nuk ishin këtu. Unë isha në KQZ"- komentoi Njazi Kosovrasti i cili sot paradite nuk ka qenë në bashki por në KQZ, si përfaqësues ligjor i PD-së. Komentet pas interesit të gazetarëve.

DALIPI: PIKERISHT NE DITEN E LIRSE SE MEDIAT, LULZIM BASHA I BLLOKON ATO

Kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ka shënuar pasditen e sotme në Fb se pikërisht "sot, në diten e lirisë së medias, akti i Lulzim Bashës, duke bllokuar mediat me presionin e policisë bashkiake për të dhënë lajmin e Këshillit Bashkiak, i dënueshem! Presioni i Bashës ndaj medias së lirë, pjesë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Të ndalet çdo akt që cenon lirinë e gazetarëve", - shkruan ai.

Recommended