Gornjani dhe Gjurgjevishti protestojnë kundër prerjes së druve

  • 9 years ago
Banorët e fshatit Gornjan dhe Gjurgjevisht të Komunës së Vrapçishtit protestojnë kundër prerjes masive të druve që po ndodhë në malin e këtij fshati. Ata prej vitesh kërkojnë nga njësia rajonale e pyjeve në Gostivar, të pajisen me leje për prerjen e druve për amvisëri.

"Ne nuk kemi kundër dikujt që ka ardhur të pret drutë, por jemi kundër tenderëve sepse duam ta ruajmë ambientin, neve ka tre vite që shteti nuk na jep drunjtë vetëm iu jep atyre që ka interes, këtu është fshati tejet i revoltuar dhe mundë të eskalojë situata. Nuk janë duke marrë masa. Kjo është prerje me vjedhje, ditëve të festave kanë prerë dru, ne kur e morëm vesh erdhëm krejt fshati por unë si kryetar i bashkësisë lokale s`mund ti kontrolloj qytetarët", deklaroi Mujdin Bajrami, kryetar i BL Gornjan, komuna e Vrapçishtit.

Banorë ka disa ditë që janë hedhur në protesta dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të marrin masa ndaj këtij fenomeni.

"Kemi dalë bashkë, banorët e Gjurgjevishtit dhe Gornjanit që ta mbrojmë malin, për 5 vjet, neve dru nuk na kanë dhënë të presim, kemi bë kërkesa s`ka asgjë,pushteti të pret malin tonë të bëj përmendore ka Shkupi, Tetova apo Gostivar, kjo nuk bëhet" .

"Unë do ju lus që bashkë të shkojmë t'i incizojmë ta shihni se për katër vite pritet mali i Gjurgjevishtit dhe askush as policia malore, as krim teknika as inspektorati malor nuk kanë ardhur në fshatin tonë ...a drunjtë janë prej në të zezë krejt".

"Apeloj te kryetari i komunës, institucionet, presidenti që ta marrin me seriozitet këtë, që ta ndalojnë këtë prerje sikur që e ndaloi kryetari i Komunës së Bogovinës para masës, dhe e ndaloi. Ky është krim ndaj malit kjo është turp, i lus të gjithë që ta marrin me seriozitet këtë sepse mundë të del masa jashtë kontrollit dhe përgjegjësinë do e ketë policia dhe komuna".

Fore Milloshevski nga njësia rajonale e pyjeve të Maqedonisë në Gostivar, u shpreh përmes telefonit se, fituesi i tenderit bën pagesat në mënyrë të rregullt dhe sipas tenderit ai pret drunjtë në mënyrë të rregullt. Sipas tij, banorët janë në dijeni, dhe nuk kanë të drejtë të protestojnë për prerjen e druve. Bashkim Sulejmani

Recommended