Ballkonet e shtuara, 1 euro legalizimi

  • 9 years ago
Ulet çmimi për legalizimin e ballkoneve të shtuar pa leje në ndërtesa, si dhe ato që janë përshtatur si dhoma për të jetuar. Ministria e Transportit ndryshoi ligjin me të cilin rregullohet kjo sferë dhe tani legalizimi i ballkoneve në ndërtesa do të kushtojë 1 euro për metër katrorë. Deri tani ishte parashikuar që pagesa të ishte sa kompensimi për shërbimet komunale.

"Në të shumtën e rasteve, bëhej fjalë për ballkone të përshtatur në hapësirë banimi. Ata paguanin në pajtim me lartësinë e kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor. Konkretisht në Shkup deri tani legalizimi i ballkoneve në objektet e banimit kushtonte diku 100 euro e diku edhe 140 euro, ndërsa në komunat e tjera kushtonte, 80 euro, 60 euro ose 40 euro, varësisht nga vendimet që kanë marrë komunat", tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ata që nuk e kanë përfunduar legalizimin, duhet të shpejtojnë, theksoi ministri Janakievski, pasi afatet po skadojnë.

"Afati për parashtrimin e raporteve gjeodezike që në këtë moment është një nga problemet më të mëdha për legalizim, skadon më 18 qershor të vitit 2014. Ndonëse ende ka kohë, megjithatë nevojitet kohë në përpilimin e atyre raporteve. Ndaj bëj thirrje që të shpejtoni sa më shumë, në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për përfundimin e procesit të legalizimit". Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Në të gjitha komunat e Maqedonisë dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dorëzuar gjithsej 354 169 kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, prej të cilave janë pranuar rreth 50 000 kërkesa, ndërsa për të tjerat, procedura është në vijim e sipër. Natasha Stojanovska

Recommended