Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Saif al-Islam, djali i liderit të përmbysur libian Muamar Gadafi është shfaqur shumë shkurt në gjykatë, që nga kapja e tij nga milicia opozitare në nëntor të vitit 2011. Ai akuzohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por rasti i tanishëm ka të bëjë me akuzat për dhënie informacioni një avokate të kësaj gjykate, që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Saif al-Islam ishte i vetmi nga 13 të pandehurit e thirrur, që u paraqit në gjykatë. Rasti u shty për në 19 shtator, për shkak se pala mbrojtëse ishte e paplotë. Edhe vetë avokatja Melinda Tajlor u ndalua për tre javë në burg, pas takimit me Saif al-Islam që u akuzua menjëherë për dorëzim dokumentesh dhe informacionesh konfidenciale. Taylor tha se ndalimi i saj është shenjë e një procesi jo të drejtë ndaj djalit të liderit të rrëzuar, dhe se Saif al-Islam duhet të gjykohet në Hagë dhe jo nga gjykata libiane. Libia, e cila dëshiron ta gjykojë vetë Saif al-Islamin, pritet të nis një tjetër proces më vete për krime lufte. I pandehur Saif Al Islami, duke buzëqeshur u tha gazetarëve se ai ishte mirë me shëndet, në paraqitjen e tij në gjykatë, i ulur prapa një rrjete me dy policë të maskuar në anët e tij. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended